FILLIMI                     BIOGRAFIA                     FOTO GALERIA                     Kontakt          
         
Skip Navigation LinksHyrja > Biografia      
         
Biografia
Që në hapat e para si nxënës në shkollat e mesme të Prishtinës dhe me një dëshirë të zjarrtë që kisha për muzikën Rock, bleva edhe kitarën e parë akustike në qendër të Prishtinës, ku si gjimnazist i asaj kohe(viti dytë 1989) çmimi i kitarës ishte gati njëjtë sikur qiraja për katër muajt e ardhshëm që paguaja. Jo pse mundësitë mungonin për ta blerë atë, por së pari duhej pyetur babain(Plakun) për hapin që do mirrja dhe së dyti kërkoja edhe mendimin e tij se çka mendonte ai në lidhje me blerjen e kitarës që unë kisha në zemër. Atë muaj vjeshte gati për çdo ditë vizitoja shitoren ku bëhej shitja e instrumenteve në qendër të Prishtinës dhe atë mbas çdo mbarimi të mësimit në shkollë nuk ishte e mundur të paktën një herë në ditë mos vizitoja atë vend tërheqës për mua.
Kitara e famshme qëndronte përballë hyrjes e nuk lëvizte nga vëndi sikur qëllimisht më priste mua dhe sikur dëshironte të më thotë: Unë jam e jotja djalë-të lutem merrmë sa më shpejtë, e natyrisht hapin e parë duhej bërë unë vetë. Më ndodhi si puna e dashurisë së parë tinejxhere dhe kjo është e vërtetë, mbasi kitara e famshme magjike ishte si ai momenti kur dy të dashuruar presin njëri tjetrin se kush do ta bëjë propozimin e parë. Të them të vërtetën kjo ishte Dashuria ime e parë dhe e vërtetë për atë moment..ha..ha. Edhe këtë betejë me vetëveten duhej fituar patjetër se ishte në pyetje Dashuria..ha..ha. Një ditë mbas mbarimit të mësimit vendosa që kjo punë duhej kryer patjetër dhe menjëherë. Mora lekët e fundit që i kisha me vete dhe që duhej të kaloja për gjithë muajin me ushqim e nevoja të tjera si nxënës i asaj kohe e hyra në shitoren e xhaxhait plak që ndoshta priste edhe blerësin e parë të kitarës së famshme që mua më kishte magjepsur muaj me radhë dhe nuk më linte as të flejë. Hyra brenda dhe me plot besim e përshëndeta xhaxhain që ndoshta bëhej gati të mbyllte shitoren e tij dhe ai menjëherë e kuptojë se për çka kisha ardhur unë, edhe pse ne njiheshim gjithë atë kohë nga vizitat e njëpasnjëshme që ja bëja asaj shitore ,por që kurrë nuk shkëmbyem asnjë fjalë të dy. Para se të ma japë kitarën e famshme ai më pyeti me urtësi se nga vija dhe si është e mundur që unë aq gjatë paskam duruar derisa vendosa që ta blejë kitarën.Unë i thashë se jam nxënës në shkollën e mesme të arqitekturës dhe vijë nga Struga. Ai më kuptojë shpejtë dhe më tha: nëse sot e ke vendosur ta blejsh këtë kitarë kurrë mos mendo se ke gabuar ,pasiqë muzika një ditë do të jetë pasqyrë dhe pjesë e shpirtit tuaj.Këto fjalë të xhaxhait të urtë kurrë si harrova dhe ja erdhi momenti më i rëndësishëm për mua, xhaxhai ma drejtojë kitarën nga unë e më tha: djalo, merre këtë dhe ruaje si sytë e ballit se edhe unë njëherë kam qenë si ty, prandaj si djalë i ri, sot do të paguash vetëm gjysmën e çmimit të saj. U habita dhe s'dija çka të them në atë moment ! Si ka mundësi kjo ?, Ndoshta s'është diçka në rregull me të ?, por pas disa minutave u binda plotësisht edhe vetë kur xhaxhait ja dhashë lekët që duhej dhe përfundimisht kitara ishte në duart e mija. Që nga dita e blerjes së kitarës mora punën me seriozitet dhe me një vullnet të paparë dhe për çdo ditë mësoja këngë nga më të ndryshmet që me të vërtetë më impresiononte si një magji e veçantë.
Beatles, Rolling Stones, Led Zeppelin, WASP,Bon Jovi, Queen,Deep Purple, Metallica etj etj, u bënë pjesë e pandashme e jetës sime dhe e zhvillimit tim personal dmth unë identifikohesha thjeshtë me këtë lloj muzike. Me keqësimin e situatës politike në Prishtinë gjatë vitit 1992 largimit tim po i numëroheshin ditët kështu që siç e quajmë ne nxënësit e asaj kohe si "Gjeneratë e pafatë"mora rrugën e mërgimit dhe u ndava përfundimisht nga e gjithë shoqëria që kisha krijuar gjatë qëndrimit tim në Prishtinë ku të paktën ti kisha përshëndetur të gjithë shokët e shoqet dhe t’ju tregoja se unë nuk do isha më në mesin e tyre. Ishin me të vërtetë kohëra të vështira si për mua ashtu edhe për gjithë popullin e Kosovës.
Gjatë kalimit tim në Zvicër menjëherë u kyça në radhët e bendit zviceran "Bed Bugs" që me të vërtetë kishin një përvojë shumëvjeçare në skenën zvicerane, por ja që në momentin e duhur ju mungonte një këngëtar që do ta mbulonte boshëllëkun në radhët e tyre, mbasi këngëtari me prejardhje amerikane e kishte lëshuar bendin dhe zavendësimi i tij ishte i patjetërsueshëm. Takimi i parë me të gjithë anëtarët e "Bed Bugs" nuk vonojë dhe filluam me punën që na priste si grup,mbasi ata kishin në plan që materiali i parapregatitur duhej materializuar dhe bendin e prisnin afër 8 festivale të Rock-ut, ku ne do ta përcillnim një bend tjetër në të gjitha koncertet me një kohëzgjatje 45 minuta për çdo koncert. Dhe për këtë qëllim duhej që unë si vokalist të mbaroja tekstet dhe meloditë e këngëve që ishin komponuar nga bendi gjatë muajve të kaluar. Mbas dy muaj punë të palodhshme ja dola që nga të gjitha këngët e komponuara ti pëfundojë në afatin e duhur dhe këngët morën formën e duhur që me të vërtetë ishte një kënaqësi e rrallë për mua dmth „Bed Bugs“ ishte gati për Rock and Roll. Rock Festivalet u kryen me sukses dhe me një energji të pazavendësueshme, ku i gjithë bendi mbeti jashtëzakonisht i kënaquar me punën time si frontman i bendit dhe kjo punë mund të arrihej vetëm si trup dhe shpirt i pandashëm për arritjen e qëllimeve tona. Të krijosh vlera të pavdekshme dhe të bukura me bendin duhej punuar vetëm në këtë mënyrë ku të gjithë anëtarët e bendit respektonin rregullat e tij me një disciplinë të paparë dhe doemos që bendet tjera të na kishin lakmi. Aktivitetet vazhduan gjatë çdo fundjave dhe ne luanim me bendin nëpër klube të ndryshme të Zvicrës,pastaj Gjermanisë,Italisë, Austrisë, Francës etj etj ku fitova edhe një përvojë të madhe nga e gjithë skena muzikore.Mund të them se çdo koncert që luanim ishte histori në vete dhe asnjëra nga ata mbrëmje nuk i ngjante tjetrës ku surprizat dhe takimet me publik të ndryshëm që kishim, bënin që koncertet të jenë edhe më madhështore,e natyrisht që ne të gjithë jetonim për ato momente. Puna dy vjeçare e bendit dhe serioziteti i paluhatur i punës sonë profesionale më në fund vendosëm që "Bed Bugs" të inçëzojë albumin e tij të parë.
Ky album pati 6 këngët e tij origjinalë të shkruara nga vetë unë dhe natyrisht përcjellja bëhej nga bendi. Mbase të gjithë e kishim një qëllim dhe albumi duhej kryher me sukses dhe si i thonë një fjale të urtë popullore: "Një për të gjithë-Të gjithë për një", sepse ky album kishte edhe një rëndësi të veçantë për mua ,sepse ishte hera e parë që unë inçëzoja në një studio profesionale, por edhe si përvojë muzikore në jetën time që kisha para meje. Mbas inçëzimit të albumit dhe koncerteve të parreshtura me "Bed Bugs" fillova të bashkëpunojë edhe me bende të tjera lokale të Zürich-ut si Cloud Nine,Wild Turkeys, Real Deal, jo që nuk më pëlqente bendi dhe anëtarët e „Bed Bugs“, por vetëm e vetëm të përfitoja sa më shumë nga skena muzikore, sepse të gjithë bendet kishin publikun e tyre dhe luanin zhanre të ndryshme të Rock muzikës si Punk-Rock, Grunge-Rock.Funky, Hard-Rock,Rock-Alternativ, Heavy- Metal,Funk-Rock, Blues-Rock etj etj.
Me kalimin e kohës bendi „Bed Bugs“ ndali aktivitetin e tij sepse një anëtar i tij do largohej nga qyteti i Zürich-ut dhe në atë mënyrë nuk kishte gjasa reale për të vazhduar punën. Dëshira për muzikë dhe nostalgjia që kishim për të ,shfaqi në skenë bendin e ri të themeluar nga unë bashkë dhe disa shokët e mij që asaj kohe nuk ishin aktiv askund. Bendi i ri u kompletua shumë shpejtë dhe atë e kurorëzuam me emrin „Scrambled X“, ku rrymat e shumta të Rock muzikës e bënin këtë bend edhe më specifik nga „Bed Bugs“, dhe kjo ishte dëshira jonë kryesore që me këtë lloj muzike të bëjmë balancimin e tyre deri në krijimin e stilit tonë të veçantë ku bendet e mëdha të skenës botërore si: Kid Rock,U2, INXS, Red hot Chilli Peppers,Faith no more, Prince, Alice in chains, Pearl Jam, Marlyn Manson ,Soundgarden etj etj që gjithashtu parapëlqenin të punojnë në këtë drejtim si balancues të shumë rrymave muzikore të Rock-ut. Kjo bëri që " Scrambled X " të pëlqehet me të madhe në skenën lokale dhe mbarë zviceriane si bend i balancimit të këtyre rrymave të Rock muzikës dhe atë vetëm duke luajtur këngë origjinale të komponuara nga vetë bendi.
Si rezultat i shumë komponimeve dhe kreativitetit tonë nuk mungojë edhe inçëzimi i albumit të parë të " Scrambled X " që u quajt " Emilly "dhe për mua ishte një hap gjigant si vokalist i bendit mbasi kjo lloj muzike më jepte më shumë hapësirë për ti kënduar këngët ashtu siç dëshiroja dhe natyrisht energjia e bendit nëpër koncerte e radhës reflektohej edhe më shumë dmth: ne po krijonim stilin që dikur kishim ëndërruar. Nëse do ti numëroja që të gjitha koncertet dhe benefic-koncertet e dhëna për fëmijët jetim në Kosovë,Bosnjë,Somali,Argjentinë etj etj dhe nëpër vendet e lartpërmendura europiane, sot në arkivin e karrierës sime dhe të bendeve që kam qenë aktiv në 15 vitet e fundit, mund të numërojmë mbi 200 koncerte të luajtura deri më sot.
Albumi i dytë i bendit nuk vonojë shumë kohë dhe ai u quajt si vetë bendi"Scrambled X“ Në albumin e dytë të bendit që përmban 9 këngë origjinale të tij ,ku nga këto është edhe një cover-song i bendit të njohur anglez " Whitesnake " që quhet Love Child. Dhe çka është më specifike në këtë album..? Gjithmonë kam ëndërruar që një ditë të shkruaj dhe të këndojë në gjuhën e nënës, pra në gjuhën shqipe. Kjo ide u mirëprit shumë bukur nga bendi dhe prandaj që të gjithë vendosëm që në këtë album të inçëzohen edhe dy këngë në gjuhën shqipe si " Ende Kërkojë " dhe " Jeto " ku më vonë, këta këngë u bënë pjesë e pandashme e repertuarit tonë ku interesi i publikut sa vinte e shtohej dhe të pranishmit çdoherë mbas përfundimit të koncerteve pyesnin se në çfarë gjuhe i këndoja këngët dhe natyrisht për mua ishte një kënaqësi e madhe kur ju tregoja se këngët janë në gjuhën shqipe dhe unë vetë jam shqipëtar.
Që nga koha e largimit tim nga vendlindja ime Ladorisht-Strugë dhe kohës së qëndrimit tim në Prishtinë mund të them se kaluan shumë vite, por kujtimet e mija fëmijërore janë akoma të freskëta për vendlindjen dhe shoqërinë e lënë pas.Edhe pse larg mëmëdheut si mërgimtarë, kjo ndjenjë akoma vazhdon të jetojë në mua si një përcjellje e çuditshme kohore dhe derisa nuk realizohet ëndrra ime fëmijërore që një ditë të inçëzojë një Rock album në gjuhën e bukur shqipe.Këtë e them me një sinqeritet të plotë dhe e ndjej si borxh moral ndaj vendlindjes dhe gjithë shoqërisë sime. Gjithmonë kam besuar në përvojën time shumëvjeçare si Rini Dauti-Rinorollin dhe aspak nuk kam dyshuar në realizimin e këtij albumi që përmenda më sipër. Poashtu desha të them se edhe paraqitja ime në faqen e internetit nuk është e rastit www.Rinorollin.com dhe atë vetëm e vetëm për t’ju informuar se projekti i lartëpërmendur muzikor tashmë ka filluar dhe së shpejti kjo ëndërr po bëhet realitet.
Tashmë kushtet janë pjekur dhe është koha e duhur ,se kur dhe si do të bëhet paraqitja e këtij Rock albumi në www.Rinorollin.com e poashtu edhe në mediumet e shumta televizive në Shqipëri,Kosovë e Maqedoni.
 
Fillimi     |     Biografia     |     Foto Galeria     |     Kontakt     
Copyright © 2010 Rinorollin band!