FILLIMI                     BIOGRAFIA                     FOTO GALERIA                     Kontakt          
         
     
         
Mirësevini në Rinorollin band !
Nga fillimi i vitit 2010 përfundimisht vendosa që këngët e komponuara gjatë viteve të kaluara të kurorëzohen me një Rock-album, ku pjesa më e madhe e këtyre komponimeve ishin të përfunduara nga vetë unë. Në arkivin e këngëve të pregatitura për albumin ishin afër 20 këngë dhe tekstet e tyre ishin plotësisht të përfunduara apo gjysëm të mbaruara, që do të thotë se ishte koha e duhur për të marrë fletët e shkruajtura nga unë dhe të filloja me rishikimin e tyre. Hapi i parë që duhej bërë ishte gjetja e një lokacioni të përshtatshëm ku mund të punoja pa u penguar nga askush dhe për këtë zgjodha Music-Studion „Matrix“ në Mönchaltorf të Zürich-ut, që njëkohësisht është pronë e këngëtarit të mirënjohur nga Struga Alim Dauti, poashtu anëtar i trungut të familjes Dauti, pra jemi kushërinj të afërt.
Fillova të punojë me një intensitet të madh dhe gjithë kohën që kisha në dispozicion e shfrytëzoja duke eksperimentuar me këngët që kisha zgjedhur për këtë Rock-Album, ku mbështetja morale nuk mungojë nga e gjithë shoqëria që ishin të informuar për punën time. Gjatë çdo mbrëmje kur shkruaja këngët e papërfunduara dhe kur bëja kompletimin e aranzhmaneve të tyre nuk kishte mundësi që dikush mos të vizitonte Matrix-Studion, sepse aty më vizitonin edhe shumë mysafirë dhe kolegë ku nga ata më të rregullt ishin Alimi dhe Jeton Lleshi e pastaj Sokol Dauti, Rufiu etj etj që ishin me të vërtetë kurreshtarë në punën time.
Nga të gjitha këngët e arkivit tim personal dhe punës përfundimtare zgjodha 7 këngët më të preferuara nga unë, që me të vërtetë kanë një potencial dhe kapacitet të madh muzikor dhe posaqërisht disa nga këta këngë do të sjellin një risi të madhe në skenën muzikore të rock-ut shqipëtar. Derisa në albumin e fundit me „Scrambled X“ kisha edhe dy këngët e inçëzuara në gjuhën shqipe, përsëri vendosa që edhe ky album, si album i katërt me radhë në karrierën time muzikore, të kurorëzohet poashtu me një këngë në gjuhën e bukur angleze, e ajo këngë quhet „Between Patience and Hate“(në mes durimit dhe urrejtjes). Sa për këngët e tjera nuk ka nevojë të përmend emra apo si titullohen ato, sepse akoma nuk është koha e duhur dhe natyrisht që ky album do të ketë edhe promovime të ndryshme në Radio-stacionet e shumta televizive në Shqipëri, Kosove e Maqedoni, së paku kështu e mendojë unë mbarëvajtjen e gjithë këtij projekti muzikor dmth. çdo gjë në kohën e duhur.
 
Info rreth albumit
Procesi i kompletimit të teksteve, aranzhmaneve dhe komponimeve eksperimentale në studion “Matrix” përfundojë dhe nga fundi i muajit prill 2010 u nisa për në vendlindje me të vetmin qëllim:finalizimin e albumit dhe materializimin e tij, ku puna që më priste në studio nuk më shqetësonte aspak, sepse kjo vepër muzikore mban në vete të vetmin mesazh dhe ai është:realizimi i një ëndrre fëmijërore që shpirtin tim nuk e ka lënë të qetë vite me radhë.
Me arritjen time në Strugë menjëherë filluam punët në studio dhe që nga hapi i parë nisëm me sqarimin e rishikimin e gjithë materialit të pregatitur nga unë. Pastaj hapi tjetër dhe shumë i rëndësishëm i këtij procesi ishte edhe mënyra e të inçëzuarit dhe e teknologjisë në studio, ku produksioni digjital modern dallon shumë nga produksioni analog dhe ky ndryshim i mënyrës së inçëzimit ishte poashtu edhe një përvojë e re për mua. Vetëbesimi dhe vullneti pozitiv për të krijuar vlera të mirëfillta muzikore kanë qenë shtyllat kryesore që kanë përcjellë procese të shumta në jetën time në skenën muzikore dhe natyrisht edhe kësaj radhe ato cilësi nuk do të mungonin, si nga ana ime poashtu edhe nga i gjithë stafi në studio. Në Music-Studion e Ibrahim Islamoskit-Bale në Labunisht të Strugës filluan punët me intensitetin e paraparë dhe padyshim që ky moment kohor ishte edhe ballafaqimi direkt me realitetin e shumëpritur nga të gjithë, ku producentin e mirënjohur Bale e priste një punë me të vërtetë e madhe, por njëkohësisht edhe si përvojë e re për të, sepse për herë të parë punohej në inçëzimin e një Rock-albumi që mbante në vete gërshetimin e shumë rrymave të Rockut.
Koha është armiku më i madh i çdo projekti e ajo nuk premton shumë, por puna dhe vullneti i pathyeshëm detyron atë të tregojë rezultatet e veta, dhe mendimi im personal gjatë gjithë punës sime në studio ishte me të vërtetë një kënaqësi e paimagjinueshme kur punon me muzicientë të atij kalibri që jetojnë dhe veprojnë vetëm për muzikë, e kjo më bën tepër krenar. Gjithashtu me këtë projekt gjigant që në hapat e para të punimeve pregatitore dhe produksionit të albumit u kyç edhe kitaristi i mirënjohur i Rock grupit nga Struga „Shekulli i Dreqit“ Menderes Lumani-Meli, ku si autor dhe komponues i shumë këngëve në skenën e Rock muzikës shqipëtare është padyshim shtylla e tretë dhe e veçantë e projektit. Harmonia dhe fryma pozitive gjatë punimeve në studio solli një mrekulli të papërsëritur në këtë album. Përfundimisht këngët morën shpirtin dhe formën e duhur që parashiheshin në projekt, ku edhe pas largimit tim nga vendlindja mbeti edhe shumë punë për tu bërë, si nga ana e Menderes Lumanit-Meli jo vetëm si kitarist i këtij albumi, por edhe si bashkëpunëtor i ngushtë në krijimin e tij. Pastaj duhet përmendur puna e gjithë produksionit që duhej kryer në studio nga ana e Bales si producent dhe programues i tij, dmth në këtë album duhej investuar edhe mjaft kohë, derisa gjërat të merrnin formën e duhur. Përfundimit të këtij albumi po i numërohen ditët dhe natyrisht që ky album publikut shqipëtar do t’i prezentohet me një cilësi të lartë dhe profesionale. Gjithashtu është me rëndësi për tu përmendur edhe inçëzimi i video-klipit të parë të Rinorollin si pjesë e pandarë e projektit muzikor dhe ky video-klip u realizua nga producenti dhe kameramani i mirënjohur Zati. Puna dhe strategjia e gjithë projektit të lartëpërmendur patjetër që do të shpërblehen një ditë dhe për këtë jam mirënjohës për të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e këtij albumi. Poashtu desha të falenderojë të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e video-klipit si: Menderes Lumanin-Meli(kitarist, pastaj Genin(kitarist) që edhe në punët pregatitore kudo ishim bashkë, Artan Zhutën(drums) anëtar i Rock grupit „Koha, pastaj Besfort Ibraimin-Coli(bass) dhe natyrisht Artan Kamberin-Tano në piano (keyboards). Gjithashtu desha të falenderojë Lindim Etemin-Kingun, Durim Etemin, Lindijan Ajro, firmën www.Tavolina.tk për ndihmën dhe punën e tyre të palodhshme që ofruan dhe menjëherë u radhitën në listën e vullnetarëve që do të ndihmojnë realizimin e këtij video-klipi madhështor. Veçantia e momenteve të paharrueshme para dhe gjatë inçëzimit të video-klipit ishte se koordinimi i punëve ishte në nivelin e duhur dhe Rinorollin nuk do të kishte kryer video-klipin në kohën e paraparë, pa ndihmën tuaj modeste dhe kontributin tuaj të gjithanshëm....Faleminderit Djema...
Si përfundim dhe falenderim ndaj gjithë stafit pjesëmarrës në realizimin e këtij projekti, ku në veçanti do të theksojë vetëm një citat nga teksti i këngës së Rini Dautit-Rinorollin ku me krenari të plotë thuhet : vetëm „Forca bën Bashkim“, e pikërisht kjo është shpirti dhe shpresa për të ardhmen e Rinorollin. Pa hezituar aspak dhe me bindje të thellë mund të them se një ditë, që të gjithë do të mburremi me punën dhe angazhimin tonë në arritje të qëllimit të këtij albumi dhe natyrisht që shpërblimi më i madh ndaj Rinorollin është vetëm duartrokitja e këngëve të këtij Rock-grupi që po lind dhe vlerësimi sa më transparent i albumit të tij që do t’i prezentohet gjithë publikut shqipëtar anembanë botës...
 Video klipi "Toka e Premtimeve"
 
 Zonë e lirë-promovimi i video klipit "Toka e Premtimeve"
 
 
 Albums
   
Turnet
 
 
 
 
Banerat
 
 
Fillimi     |     Biografia     |     Foto Galeria     |     Kontakt     
Copyright © 2010 Rinorollin band!